Pa më të voglin dyshim është një nga këngëtarët e artistët më të medhenj të Shkodrës e Shqipërisë. Këtë status, falë talentit, përkushtimit, punës e karrierës, Frederik Ndoci e zotëron prej dekadash. Por sot do të evidentojmë një anë të Rrikut, siç e thërrasin miqtë, që jo të gjithë e njohin. Humanizmi dhe mbështetja e njerëzve në nevojë, është një tjetër karakteristikë e Frederik Ndocit. Prova më e fundit, është ajo e nismës për të shpëtuar jetën e dy fëmijëve të mitur nga Struga e Maqedonisë.
“E di qe shqiptaret ne pergjithesi preken shpejt. Por ne portofol kulet ose ne xhep, preken shum me veshtiresi. Ne te vertet eshte nje familje nga Struga. Jane prinderit te dy femijeve me nje semundje shume te rende. Femijeve u rritet kocka ndersa muskujt nuk i rriten. Para nje viti semundja iu shfaq edhe femijes se dyt. Fshati dhe te njohurit, mblodhen ndihma filantropike dhe iu bene afersisht 80 mije euro.
Mirepo spitali turk vetem per sherbimin “Stam cels” kerkon mbi 140.000 euro. Pra tani po bejme kete thirrje qe te sensibilizohemi dhe te behet shuma, pa llogaritur harxhimet e prinderve. Ju falem nderes edhe ne se nuk keni mundesi, por se paku mos kurseni lutjet tuaja dhe fjalet e shpirtit per keta dy femij.”, shkruan Rriku në një nga mesazhet e shpërndara në rrjtetet sociale.
Por artisti i njohur, nuk ndalet këtu, vetëm me një mesazh në rrjete sociale. Ai përfshihet edhe në vetë të parë, përmes artit të tij për të sensibilizuar nga afër të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë. Rriku ka ideuar një takim në formën e bashkëbisedimit, me muzikën e tij të mrekullueshme për shqiptarët afër Tampa Bay- Florida. Njëkohësisht, eventi, për të rritur shkallën e sensibilizimit, do të jetë edhe stream media, online.
“Me rastin e fond-raise qe organizuam per te shpetuar dy jete femijesh te vegjel Shqiptar nga Maqedonia, do te organizojme edhe nje mbremje takim bashkebisedim, e muzike me miqte qe jetojne rreth Tampa Bay- Florida. Jeni te ftuar te merrni pjese te gjithe ju bashkeatdhetar qe jetoni ketu prane, te jeni pjese e kesaj mbremje bamiresie.
Takimi do te behet diten e Shtune, me dt: 12 Qershor ora 7 pm adresa “2221 Hercules Avenue” Clearwater – Florida. Do te bejme nje koncert artistik ne stream media qe te falenderojme emer per emer te gjith shqiptaret qe u solidarizuen dhe dhuruan per shpetimin e jetes se dy te miturve.”, është ftesa e radhës e kantautorit të mirënjohur shkodran.
Duke iu bashkuar thirrjes njerëzore të Rrikut, kush ka mundësi të kontribuojë. Ata që nuk kanë mundësi, përveç lutjes për dy fëmijët, mund të shpërndajë në rrjetet sociale mesazhin e Frederik Ndocit. Është më e pakta që mund të bëjmë dhe pa asnjë shpenzim. Shqiptarët kanë zemër të madhe, kanë mundësi ta tregojnë në këtë aksion humanitar të nisur nga Rriku kombëtar! /ShkodraWeb/