Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka deklaruar se debati nëse Tahiri duhej apo jo të hynte në burg, është një debat shterpë dhe i stisur, pasi problemi dhe e vërteta qëndron tjetërkund.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ai tha se PD e PS po i shmangen problemit real, i cili sipas tij është:
“Dosja Tahiri është komplet e kundërta e asaj që kemi dëgjuar në debatin e PS dhe PD, po të shikoni ka 10 ditë që debatohet një fije e hollë debati juridik a është për burg apo për kontroll banese?
Është një debat fallco dhe shterpë, problemi është jo duhet të burgoset Tahiri apo jo, por a vërtetuan përgjigjmet e ardhura nga Italia debatin e pesë viteve në Shqipëri.
Sot kemi prova nga prokuroria që tashmë para syve të shohim se më kë janë në aleancë bandidët, ky duhet të ishte debati real që kjo qeveri është e inkriminuar”, tha ai.