Një ditë máskàt bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shèmbjén e përdhúnshme të Teatrit Kombëtar Edi Rama ka rrënúar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: Atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë.
Nata e 16 majit, kur si një diktátòr tipik, në fundjavë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ai vendosi të fusë fadromat mbi një godinë historike ka shënuar kthesën e madhe.
Gazeta e referëncës në francë, Le Monde, sot i ka kushtuar një artikull të gjatë antitezës midis klishesë të artistit të dikurshëm që leu plot ngjyra Tiranën dhe kryeministrit që sot shkátërron trashigiminë. Le Monde del edhe përtej etikës së saj gazetareske duke vënë që në titull togfjalëshin: “Akt bárbár”.
Po ti hedhësh një sy pasqyrës së shtypit të mediave më prestigjoze në botë, epitetet për kryeministrin shqiptar janë të frikshme. Askund nuk gjen më jehonën e njeriut të kavaletit, ngjyrave dhe penelave. Ato janë zëvendësuar me togfjalshat “grúsht shteti”, “truall për ndërtim”, “autókrat si Vuçiçi”, “aferë korrúptive”.
“Puç në kohë pandemie” e quan shémbjen e teatrit austriakia Der Standart. Artisti që ka zhgënjyer shpresat e të rinjve që sot po braktisin vendin, vazhdon francezja, Liberation. Sloganet kundër rikthimit të diktaturës nuk përdoren rastësisht, vë re “Il Fatto Quotidiano”. Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka tërhequr vëmendjen shurdhëria ndaj thirrjes së BE për dialog.
Pra, si kurrë më pare, ka një konsensus për ta vizatuar ndërkombëtarisht Edi Ramën ashtu sikurse e njohin edhe shumica e shqipëtarëve.
Me shèmbjen e teatrit duket se máskà e tij e fundit është grisúr. Propaganda të cilës i frynin gratë që ai ka katapultuar në politikë, duke e quajtur si “brand-i i Shqipërisë në botë”, apo “artisti me famë ndërkombëtare” tashmë është rrëzùar. Bashkë me të ka rënë edhe teknologjia 20 vjeçare e màshtrimit të të huajve (me fabulën e artistit revolucionar) për ta përdoruar atë më pas si mjet për të súndùar shqiptarët.
Natyrisht, çmimi për të nxjerrë në pah këtë të vërtetë ishte i madh. Tirana nuk do të ketë më një nga stolitë e saj, qytetarët ndihen më të pafuqishëm dhe më të ligshtuar, dhùná shtetërore ka marë përmasa të papara…Por gjithësesi, në fund të kësaj errësire duhet parë pak dritë në fund të tunelit. Miti i politikanit artist, i sponsorizuar ndërkombëtarisht me këmbëngulje për 20 vjet, është rrëzuar bashkë me projektin e Giulio Bertesë. Çfarë do që të ndodhë ai nuk është më i rikuperueshëm. /Nga Andi BUSHATI/