Orët e fundit, një pinjoll i një dinastie të njohur amerikane si ajo Kennedy, ka dalë hapur kundër multimiliarderit Bill Gates. Natyrisht, në fokus është pandemia e korona virus dhe pozicioni i themeluesit të Microsoft. Me pak fjalë, Robert F. Kennedy Junior, nipi i ish- presidentit JFK, akuzon Gates për marrjen nën kontroll të jetës së 7 miliardë njerëzve që jetojnë mbi tokë. Jo vetëm kaq, por janë mbledhur 410 mijë firma për të akuzuar Gates edhe për “kri me kundër njerëzimit”.
Një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së, Organizatë Botërore të Shendetësisë, Gates është nën akuzë se “I ka përdorur paratë e tij për të fituar sistematikisht pushtetet përtej atyre që ushtroheshin nga presidentët dhe i përdor këto fuqi për të eksperimentuar mbi njerëzit si kavie”. Disa ditë më parë, Gates u shpreh i gatshëm të financonte prodhimin në masë të vaksinës anti- COVID-19, nëse ajo e përgatitur nga Universiteti i Oxford, do të rezultonte e suksesshme.
Bashkimi Europian, duket se pas më shumë se dy muajsh, ka vendosur “të zgjohet nga gjumi” dhe të përballet seriozisht me pandeminë. Me 4 maj do të jetë starti i asaj që mund të konsiderohet kundërvënia zyrtare e BE-së ndaj pandemisë, edhe pse Italia dhe disa shtete të tjera antare, po përballen prej disa javësh e muajsh me korona virusin.Tingëllon së paku e çuditshme një vonesë e tillë, në kufijtë e të papranueshmes për një shtet federal, siç mund të quhet sot BE-ja.
Prej javësh ka një “luftë të ftohtë” në mes Kinës e SHBA-së për përgjegjësinë në përhapjen e virusit, teksa shtete amerikane dhe qytetarë të tyre, kanë depozituar në gjykata kërkesën për dëmshpërblim nga gjiganti aziatik.
Pjesa më e madhe e vendeve, edhe ato më të prekurat nga pandemia, kanë nisur ri- hapjen. Jemi në prag të 70 ditëshit nga nisja e pandemisë nga disa syresh, një afat që paraqitej si magjik nga shumë specialistë që haptas pohonin se “korona virusi do të largohej vetë pas 70 ditëve, pasi në ditën e 40- të, intensiteti i tij do të fillonte të binte”.
Në dritën e këtyre fakteve publike, është e vështirë të besosh që në gjithë këtë histori, nuk ka patur një “rregullator” të përbotshëm, me qëllime të qarta dhe më së shumti në dy drejtime: Të dominimit social global dhe të dominimit ekonomik.
Por ajo që mbase mund të ketë më interes të shihet, është qasja e mëpastajme e njerëzimit, pasi do të nisë faza e dytë, ajo e bashkëjetesës me virusin. Në fakt, siç ka ndodjhur dhe ndodh prej miliona vitesh bashkëjetesë me viruse të tjera, mikrobe e baktere të të gjitha llojeve, jo vetëm në ajër e ambjente të hapura, por edhe brenda vetë organizimit të njeriut.
Tani mendojmë se është momenti kur do të nisë të zbulohet diçka nga ajo që është përgatitur, sipas gjasave prej më shumë se 10 vitesh, e që sot po e shohim të implementohet. Pikë së pari, qasja globale që do të kihet me vaksinën anti- COVID-19, që sipas gjasave, është përgatitur prej kohësh por vetëm tani, mund të bëhet e aksesueshme nga të gjithë. Sepse fillimisht, përmes frikës dhe bom bardimit të mediave, fillimisht njerëzimi duhej të panikosej nga rreziku i pandemisë. Përndryshe, si mund të “ndërgjegjësohej” për të mirëpritur vaksinën në trupin e vet…
Nuk është aspak çudi dhe besojmë kështu do të ndodhë, që “nevoja” për vaksinim, të jetë e përbotshme. Pra, çdo frymor me ndërgjegje, duhet të vaksinohet medoemos. Edhe nëse nuk ka probleme për veten, edhe nëse është asimptomatik, do të duhet të vaksinohet për të mbrojtur të tjerët. Pra, një proces i përbotshëm, i detyrueshëm vaksinimi, pavarësisht kontinenteve, shteteve, kombeve, racave, ngjyrës së lëkurës, përkatësisë sociale. Sepse tashmë është “e qartë”: Korona virus i rrezikon të gjithë, që nga kryeministri Boris Johnson që shpëtoi “për një qime”, e deri tek yjet e kinemasë e showbizit.
Deri tani, as nuk kemi folur për teori kosnpirative apo komplotiste për pandeminë. Edhe pse kemi harrur të risjellim në vëmendje që diplomatë kinezë në Gjermani, po lobojnë që autoritetet e këtoij vendi të flasin me superlativa për “përpjekjet e Kinës për luftimin e korona virusit”. E siç thuhet zakonisht në këto raste, këmbanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar. Vështirë të besohet që një shoqëri që po mendon kolonizimin e planetit Mars, të gjendet globalisht e papërgatitur apo gafil përballë një gripi, edhe pse më i rëndë, siç është COVID-19. Pikërisht “bashkëjetesa me virusin e frikshëm” do të nisë të zbardhë disa të verteta nga ky “puzzle” që po përpiqen të mos na lënë ta plotësojmë me pjesët e munguara. Edhe pse po flitet haptas e gjatë edhe për rrjetin 5G. /Nga Blerti DELIJA/