Kombet e qytetëruara kanë sakrifikuar miliona martirë për liri. Sakrifica për liri ka koston e vet, sepse është vlera më e lartë për jetën dhe integritetin e njeriut. Liria është luftë, përpjekje dhe djersë, frymë dhe shpirt, lëvizje dhe jetë, rregull dhe disiplinë, platformë e hyut për qenësinë njerëzore. Herbert Hoover thotë “ Liria është një dritare e hapur ku hyn drita e diellit dhe shpirti e dinjiteti njerëzor”. Hoover nuk thotë se liria është sinonim i dritareve të mbyllura me dyer të blinduara!
Imazhet e fundit në Selinë e PD-së (Selia e lirisë) kanë trishtuar botën shqiptare dhe ”civilizimin fondamental”. Tragji-komedi e hidhur që e bën ushtarin mbret dhe mbretin eremit. Kolazh depresiv të një lidershipi të dështuar.
Bunkerizimi i “ndërtesës së demokratëve” nuk quhet liri, dhe aq më pak dajaku mbi kurrizin e ndërtuesve dhe poseduesve të pronës së përbashkët. Lufta ndaj njëri-tjetrit (brenda llojit) tregon nivelin e karakterit më të ulët egocentrist.
Vënia dorë mbi shoqi-shojin (vellezër të një ideali) është dhe kulmi i marrëzisë. Tregues depresiv, paburrëri dhe zero logjikë! Tradicionalisht, shqiptari nuk mund të rrahet, se errësira e rinkarnimit hap sirtarin e çdo nënqenie, duke zgjuar një inat mesjetar deri në sakrifikim. Atëherë kujt i shërben krijimi i një armiqësie të stisur ? Këtu zë vend proverbi latin:“Njeriu është ujk për njeriun .” = “Homo Homini lupus est”. Proverb që u përdor nga Plautus, dhe më vonë nga filozofi Tommas Hobes .
Kam shkrujtur dhe më parë: Lufta brenda llojit është simptomë e inteligjencës negative. Dhe kjo u vërtetua në “betejën” e PD-së kundër vetvetes , “betejë” që pati vetëm humbës !
Imagjinoni dy vëllezër që rrahen në dritën e diellit për hijet e tyre se cila zë më tepër hapësirë … dhe kur perëndon dielli… shohin se imazhet e rreme janë vanitas (bosh) dhe dashuria ndaj hijeve është vetëm ide fikse.
Ky është instikti egoist arkaik që prodhon gjithnjë nonsens dhe kthim prapa, ku habia shpërndahet si një vello mjegulle e dendur në mëngjezet e ftohta duke kufizuar hapësirat e shikimit. Prehë e kësaj mjegulle bëhet elektorati demokrat që sillet si çifuti në shkretëtirë.
Disa “analistë” thonë se nga ky nonsens ka fituar kreu i PS-së dhe PS… dhe fatkeqësisht, Rama e pohon këtë me “dhimbje”. Unë mendoj, askush nuk ka fituar! Të gjithë shqiptarët duhet të ndihen të turpëruar dhe të humbur … socialistë , republikanë, demokristianë etj…mbasi kjo nuk ka të bëjë vetëm me PD-në, por me të gjithë kulturën pseudodemokratike shqiptare që përçon imazhin vetvrasës në kancelaritë perëndimore.
Kjo ngjarje, pas të keqes ka dhe një të mirë se, do zgjojë Europën dhe Amerikën për të mbrojtur investimet e veta që kanë bërë në ngritjen e PD-së. Ata e kuptojnë mirë se pa një PD të fortë nuk do të ketë një demokraci të vërtetë dhe Shqipëri stabile. Një Shqipëri e destabilizuar mbetet një gozhdë në zemër të Europës dhe një bombë me sahat në portat e perëndimit.
Politikanët perëndimorë nuk janë leshko që të mos e kuptojnë se shkatërrimi i PD-së ka një prapavijë konspirative. Herët a vonë, komplotuesve do u ngrihet buzëqeshja në buzë. Fillimi do të nisë me kreun e PS-së dhe klanit të vet…
Politikanët klasike dhe moderne perëndimore e dinë fort mirë se liria nuk vjen nga rilindja e ferrit, por nga lindja e diellit. Imagjinoni për një çast çfarë do ndodhte me tokën sikur fuqia e Demiurgut t’a ndalonte rrotullimin e saj rreth diellit …dhe nëse , Giordano Bruno të ishte gjallë dhe të thoshte : “ Eppur si muove”! /Publikuar në Facebook nga Alfons GRISHAJ, nënkryetar i “Vatra” në SHBA/