Partia Socialiste është futur sot në përplasjen në mes Bashës dhe Berisgës për lidershipin e PD- së. Teksa Rama është shfaqur përgjithësisht i baraslarguar nga të dy, duke i etiketuar si “bravë e hapur” apo “bravë e mbyllur” e të tjera epitete të ngjashme, Taulant Balla haptas e publikisht ka sulmuar Sali Berishën. Numri 2 i PS- së si kryetar i GRupit Parlamentar të PS- së, nuk ka kursyer asgjë në këto sulme.
“Berisha ‘Non Grata’ të lërë mandatin si Tom Doshi, të ikë përjetësisht nga Kuvendi”, “Sali Berisha ka hesape personale me shqiptarët”, “Sali Berisha vetëm ka gënjyer në 30 vite, mohoi dhe lidhjet familjare për ‘Gërdecin'”, janë vetëm disa nga titujt e mediva e portaleve, duke perifrazuar Ballën. Natyrisht, nuk mund të mungojë as edhe një asiciim i të dyve bashkë, Berishës e Bashë me “Të dy të rimerren në pyetje nga drejtësia e re për 21 janarit”.
Sipas gjasave Balla por edhe ideatorët e këtij skenari në ditët e fundit të 2021- it, mendojnë se “po i bëjnë nder Bashës” në këtë përballje për kreun e PD- së teksa 5 dhe 8 janari, teoriksiht pritet të kenë një ndikim të dukshëm në fatet e drejtimit të opozitës së këtij vendi. Në fakt, “armiku i armikut tim është miku im”, mund të sjellë edhe efektin “boomerang”. Duhet pranuar se demokratët, një pjesë jo e vogël, nuk kanë asnjë lloj simpatie për PS- në, Ramën e sidomos për Ballën. Kjo konstatohet më së shumti përmes rrjeteve sociale ku demokratë të njohur nuk kursejnë nga sarkazma deri tek fyerjet për numrin 2 të PS- së.
Përtej kësaj, përfshirja direkt e një zyrtari shumë të lartë të mazhorancës në këtë situatë aspak normale në PD, është gabim edhe nëse mendohet se “po i bëhet nder Bashës”. Akuzat për të paktën “dëshirë” bashkëpunimi të Bashës me Ramën në qeverisje, duket se do të kishin indicie jo lehtësisht të mohueshme. PS krijon idenë se ka një preferencë për lidershipin e opozitës që duhet të ketë përballë, duke dëmtuar jo pak Bashën.
Sigurisht, të gjitha deklaratat e Ballës janë në kuadër “të interesave më të larta të vendit”. Problemi është se si “lexohen” ato nga opozitarët e më specifikisht, nga demokratët. Balla por edhe asnjë zyrtar i mazhorancës, nuk kanë të drejtë të përcaktojnë rregullat e lojës apo lidershipin e opozitës me të cilën do të përballen politikisht. Është një çeshtje ngushtësisht e brendshme e PD- së, siç është edhe ajo e zgjedhjeve të munguara për kryetar PS- së, duke konsideruar rikonfirmim automatik në këtë post fitoren e zgjedhjeve politike në Shqipëri.
Mazhoranca nuk duhet të guxojë as të mendojë se mund të përzgjedhë liderin e opozitës që do të ketë përballë. Nëse e konsiderojnë Berishën “mëkatar”, edhe për vetë PS- në do të jetë më e lehtë të bindë shqiptarët që të votojnë socialistët edhe për një, dy apo…mandate të tjera. E natyrisht, me logjikën më të thjeshtë njerëzore dhe për interesin e tyre politik afatgjatë, nuk dot mbështesnin rivalin më të fortë të tyre nga radhët e opozitës. Zgjedhja do të binte mbi më të dobëtin, me lehtësisht të mundshëm në garë elektorale.
Tentativa për të ndikuar në përzgjedhjen e liderit të opozitës, në një situatë aspak të lehtë si kjo e PD- së sot, është e gabuar dhe e dëmshme për vendin. Aq më shumë, kur Balla dhe Velija, akuzohen se kanë “pirë raki Skrapari” me Bashën në orët e vona të natës, artikuluar kjo nga vetë Berisha. Ndoshta “po mundohet për mirë” dhe në favor të Bashës edhe Taulant Balla sot, por mund ti bëjë një dëm jo të vogël kryetarit të PD- së zyrtare. /Shënim i ShkodraWeb/