Betejat e para midis Filistinëve dhe Izraelitëve janë shkrojtur në Bibël, duke mos lënë vend për interpretime të zgjuara që shkojnë me orë të tëra pa ndërtuar dot një kasolle. Se Filistinët erdhën nga Greqia, Kreta dhe ishujt e saj në Kanaan , kjo nuk ka asnjë dyshim. Vetë heroi i tyre Goliath është vërtetuar historikisht se ka qenë grek. Disa arkeologë dhe historianë mendojnë se dy popujt, palestinezët dhe izraelitët vijnë gjenetikisht nga Kanaanët, por kjo është hedhur poshtë nga disa arkeologë dhe historianë të tjerë. Megjithatë, ADN tregon se dy popujt kanë lidhje gjaku 50 përqind. Disa mendojnë se emri Palestinë u pagëzua nga Romakët, por kjo është tërësisht gabim. Emri Palestinë u përmend për herë të parë nga Herodoti në shekullin e V para Krishtit , duke u përdorur më vonë dhe nga Romakët pas pushtimit të Izraelit nga Pompeu në, vitin 63 para Krishtit.
Sipas Biblës, populli i filistinëve ka qenë një popull i zhvilluar, por shumë i shthurur ( por nuk besoj se Filistinët kanë qenë më të shthurur se mbarë njerëzimi sot…), që nuk njihnin Zot. Skeptri i mërzitur ndëshkoi dy qytetet e “Palestinës”, Gamora e Sadoma, duke i bërë pluhur. Sipas disa studiuesve, flitet se për herë të parë, dy qytetet mëkatare u fshinë nga faqe e dheut prej lëndëve radioaktive…
Sipas Biblës, midis Filistinëve dhe Izraelitëve janë zhvilluar disa luftra, por ato që përmenden janë : Lufta e Apek , Lufta e Eben-Ezez, Lufta e Miçmash, Lufta e David me Goliah, Lufta e Malit Gilboa , Fitorja e Hezekiah mbi Filistinët. Dhe kjo e fundit e udhëhequr nga mbreti Hezekiah qe dërmuese për Filistinët. Por a mbaroi lufta atëherë ? Kurrë! A u vendos paqe ndonjëherë në të gjithë këto shekuj? “Po!” Vetëm paqe e gënjeshtërt që fle si llava për tu rizgjuar më e zhurmshme dhe më shkatërruese.
Në vitin 1948 , Gjeneral Ahmed Hilmi Pasha (Al Arnauti) u zgjodh Kryeministër i Palestinës. Gjen. Ahmed, mendohej se ishte shqiptar. I shquar për trimëri, me zgjuarsi në poste të ndryshme të Perandorisë Ottomane, shpresohej të sillte paqen, por fatkeqësisht mandati i tij qe i shkurtër, ngaqë Izraeli filloi luftën me botën Arabe. David Ben Gurion (babai i Izraelit, i cili proklamoi me, 14 Maj 1948, Pavarësinë e Izraelit), kish formuar IDF (Forcat e mbrojtjes Izraelite). Atëherë (në mos gabohem), Izraeli kishte vetëm dy avionë të vjetër që ishin riparuar nga vetë ata, por bëri një luftë të ashpër me botën arabe derisa në, vitin 1949, nënshkroi armëpushimin me Egjiptin, Sirinë, Libanin, Transjordaninë dhe Irakun. Po në vitin 1967, Izraeli mundi Egjyptin, Jordaninë dhe Sirinë.…
Le të mendojmë për një moment Izraelin pas Holokaustit bëri një luftë të tillë dhe në vitin 1967 ?! Po sot? Izraeli ka një popullsi prej gati 10 milion dhe në diasporë rreth 9 milionë. Me një ushtri të gatshme prej 170 000 mijë trupa aktivë dhe mbi 8000 komando dhe në këto momente mobilizoi nën armë 350 000 mijë trupa të armatosur me një armatim dhe teknikë nga më të lartat në planet, duke poseduar rreth 90 raketa bërthamore, gjashtë të supërfuqishme… Si mendojnë “opinionistët”…se ata nuk i kanë bërë mirë llogaritë në një kohë që përkrah janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Europa dhe aleatët e tjerë?! Unë them, po! Deri në kataklizmo.
Historiani nuclear Wellerstein, mendon se 100 supermbushje bërthamore mund të rrezikojnë seriozisht botën. Por, sipas shkencës, toka duke qenë 148,326,000 kilometra katrorë duhen afërsisht, 1,059,471×1 koka megatonëshe bërthamore për t’a shkatërruar alemin. Shifër e paarritëshme nga marrëzia njerëzore dhe tregues shprese për njerëzit paqedashës që nuk e meritojnë Doomsday Clock.…
Për gjeopolitiken dhe luftërat e kohës sonë ia kam lënë mikut tim, Kolonel Demiraj, ngaqë ai më bind plotësisht me njohuritë e tij të thella ushtarake dhe nuk mendoj se ka një ushtarak shqiptar të dytë për t’i përshkruar më bukur dhe më shkencërisht se ai. Por, ajo që kërkoj ti jap lexuesit, është: luftë e filluar tre mije vjet më parë nuk mund të pushojë aq kollaj sot, në një kohë që gjatë shekullit të kaluar të gjitha politikat botërore kanë dështuar dhe pse u morën dhe dy “Nobel Price”. Lufta ka dy tehe të mprehta: Judeja krenar për historinë si “popull i zgjedhur” në tokën e premtuar, dhe nga ana tjetër, një popull i ardhur tremijë e ca vjetë në Kanaan, i cili krijoi identitetin në tokën që e quan legjitime. Kjo popullsi si dhe popullsia sllave e ardhur në tokat Dardane, pretenduan dhe pretendojnë të jenë autoktonë dhe me njëmijë e një mënyra propagandojnë tradicionin dhe etnografinë që padashur padisin veten se nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e popujve dhe tokave që kanë ozurpuar. Prandaj dhe Hamasi nuk e njohu kurrë Dardaninë!! Kostumet, artifaktet ngjajnë më tepër me grekët, egjyptianët dhe popujt e “tjerë” se me popullin e Izraelit. Ka dhe mendime të tjera që personalisht më duket se janë fshirë nga koha. Parimisht, Palestina sido të jetë ka krijuar një identitet miks arab, që e ruan me fanatizëm deri në krenari. Në këtë këndvështrim duhen respektuar dhe çmuar dhe pse dhimbja kalon në dy dyer.
Momentet dramatike humanitare shkaktuar nga hipokrizia politike janë të pajustifikueshme. Politikanët nuk mendojnë të zgjidhin të vërtetën dhe mbi të ndërtojnë të ardhmen e dy popujve, por mendojnë për një koridor të përkohshëm që ngjan me Kalin e Trojes, ku gjatë natës, besëprerët do të zbresin nga Kali për të bërë kërdinë ndërsa Kasandra e ka thënë fjalën e saj. Gardianët e medias vajtojnë për gazin, naftën, iluminatin, etj. Njëfarë mënyre pikiadë!. Siç e dijnë dhe foshnjet, luftërat krijojnë shkatërrime, viktima, boshllëqe, uri, vuajtje, e provuar matematikisht dhe shkencërisht, por në fund fiton ai që është më afër Zotit.
Gjatë luftës së dytë botërore, ndërsa popujt e tjerë mendonin për mbijetesë, dy shtetet e fuqishme Amerika dhe Anglia, mendonin për zona influence 50 vite më pas. Foshnjëria mendimtare shqiptare, ka molepsur “Kanalin e Suezit” në këtë luftë për ekzistencë. Sikur ta kishim shpikur ne Algjebrën (fatmirësisht e ka shpikur, Muhamed ibn Musa al Khuarizmi 9 shekuj Anno Domini), sigurisht Kanali Suezit do ish molla e sherrit e këtyre ditëve, por sherri nuk filloi sot e dje!
Pa tepri, tradicioni i epokës së bronzit nuk përkon me shekullin XXI. E megjithatë epoka e bronzit shfaqet me të gjitha nuancat e frymëzimit primitiv: Priten fëmijët në fyt si kecat, grabiten e përdhunohen gratë e vajzat e vogla, masakrohen të pafajshmit në emër të Allahut, dhe pastaj mbushen sheshet me pankarta suportimi?! Po cili Zot e ka shkrojtur për të grabitur, përdhunuar e vrarë? Ndërsa në emër të shkakut, pasoja lëshon shi bombash në qendra të banuara ?! Restoja kthehet në kafshëri dhe mizori apoliptike “moderne” dhe mbi kufoma këndohet, “Israel, Israel , God is Calling”?! A duhet të jetë krenar Yahweh ( Zoti i Izraelit) me masakrat e bijve te vet ndaj popullësisë civile?
Mbase një Izraelit do më drejtohej, – sikur të ndodhte kjo në tokat shqiptare , çfarë do bëje ?! Krenar do përgjigjesha , – do përpiqesha të bëhem hero i gjallë në mos, martir!
Gjithmonë në këto raste, OKB ngjan me mejhanë sarahosash të kollarisur me rrypa pantallonash mbi hartën e shkarravitur të planetit që propozojnë me zemërgjerësi hapjen e “koridoreve” për të kaluar “disa” maune që ngjajnë me arnat e tashave te Nastradinit, ku “hyn era në njërën anë dhe del në anën tjetër”. Katastrofa humanitare në derën e qametit Kongresi aprovon 106 miliardë dollarë për Ukrahinën dhe Izraelin, por këto para shkojnë për luftën dhe jo për bukën dhe ujin e mbijetesës. Sekretari i Shtetit Blinken shkon në Izrael dhe bën takim në Ambasadën Amerikane, duke tërhequr vëmendjen se punët duhen ndryshuar sipas kërkesave humanitare dhe strategjike. Vendet arabe përpiqen për të krijuar një unitet që nuk është as mish as peshk. Disa i bien gjygymave më fort dhe të tjerët mbajnë ison. E gjitha kjo një maskaradë emocionale paasnjë plan konkret. E dini përse?! Sepse çdo shtet i druhet idealizmit të mbijetesës së “Tokës së Premtuar”, e cila mund të sjellë surpriza mbinjerëzore deri në mbinatyrore! Poqese ndodh shkapërcimi logjik kolektiv në emër të “emërusesit të përbashkët”, do më kujtoni, “Hava Nagila” do këndohet nga Jahuditë dhe miqtë e saj deri në frymën e fudit. Izraelitët janë si Tardigradet që as fuqia e llavës, as uji, asnjë kataklizëm nuk i shfaros!! Kujtoni për një moment Hitlerin dhe aleatët e tij…
Turqia e udhëhequr nga Erdogan ka marrë hapa konkrete për të ndihmuar Hamasin , por mendoj se kjo nuk është një lëvizje e zgjuar politike e Turqisë . Ura e Bosforit nuk do të jetë më në gjendje për të mbajtur lidhjen midisperëndimit dhe Azisë, pavarësisht takimeve të ndryshme diplomatike. Kjo do i sjellë Turqisë një problem serioz, biles shumë serioz!!
Izraeli mund t’a kthejë botën 300 vjet prapa ku ombrella e shkatërrimit do mbulojë depërtimin e diellit dhe planeti do përfshihet në terr për një vit, mbase një vit e gjysëm Presidenti i Amerikës, paralajmëron Izraelitët që të mos bëjnë të njëjtin gabim që bënë amerikanët pas 11 Shtatorit, ndërsa Izraelitët e quajnë 7 Tetorin: “11 Shtator!” Amerika dhe pse jep këshilla nuk i ndalon ndihmat për luftën ndaj terrorizmit dhe nuk i bëhet vonë për personalitete si, Prof. Noam Chomsky që e quan Amerikën,“US is wordl’s biggest terrorist.”
Dhjetë vende përkrahin Palestinën, por ato janë shumë pak për të ndalur ofensivën e Jahudive, derisa Ninsun t’i shpjegojë “Gilgameshit” ëndrrën që dikush tjetër është më i fuqishëm se ai.
Saktësisht! Jashtë propagandës, keqardhjes, mendoj se fjalën e ka Zoti! Ose Ai duhet t’a korigjojë atë që ka bërë dhe po bën keq njeriu, ose të rikrijojë përsëri Kullën e Babelit të pastër që njerëzit të flasin një gjuhë të përbashkët për tu kuptuar!Por ndërsa, Zoti hesht ! Ne jemi të pafuqishëm, jemi në dilema e vetmja gjë që mund të bëjmë: të lutemi!!
Logjika e do që ne shqipëtarët duhet të qëndrojmë fort me aleatët tanë (sidomos Amerikën), në vendimet e tyre, jo se e keqja tjetrit të kënaq, por se e mira jonë bazohet në një fakt të thjeshtë: Ekzistenca e aleatëve është ekzistenca jonë. Forca dhe rritja e aleatëve tanë është rritja e kombit tonë.
Zhan Poul Sartre, tek “Ekzistencializmi” shkruan, “Tjetri është po aq i domosdoshëm për ekzistencën time, sa ç’është dhe ajo çka di unë për veten time. Në këto kushte, njohja e brendisë sime menjëherë më zbulon dhe tjetrin, që shfaqet para syve të mi si shëmbëlltyra e lirisë, që mendon dhe të jetë me mua ose kundra meje. Në këtë mënyrë, do të zbulonim vetvetiu një botë të tërë që do ta quanim intersubjektivitet dhe vetëm brenda saj njeriu vendos se çfarë është dhe çfarë janë të tjerët.”
Megjithatë, në kushte dhe rrethana të tilla, subjektivizmin tim nuk kërkoj t’a bëj intersubjektivitet, apo objektiv tjetrit, por vetëm një memorje historike që sjell fillimin dhe fundin e kësaj drame. /Publikuar në Facebook nga Alfons GRISHAJ/