Mesazhi fillimisht i koduar dhe fillimisht i fshehur, duke prishur Teatrin Kombëtar, nga ana e KM-së, me forca të shumta anti-tèrróriste, që është qartësisht një sprovë e hapur force dhe hárbùtërie, u dha ditën për diell. Mesazhi kryeministror përmes veprimeve të natyrës parámilítare policore dhe fjalëve të tij të drejtpërdrejta, thotë:
“Ju këpùs në mes dhe s’më rrúhet! Me Policinë time të Re, që themelova me Sajmir Tahirin dhe e blìndóva dhe e çelikosa me Lleshajn, ju shtroj në drú dhe s’ju lë as të qáni e të ankóheni në Gjykatat që unë, kontrolloj! Pa u druajtur për kamerat, për dëshmimtarët dhe për reagimet e opinionit publik!… Se thjeshtë e qartë s’më plas!”
E dëgjova me pështjellim rráskapitës, debatin e Rakipllarit, Lelës dhe Gjekmarkajt me Kryeministrin, befas në një formë të mirë fizike dhe të èksítuar për mrekulli mèndërisht. Porse gazetarët ishin tërësisht gabim që në rrënjë, sepse morën seriozisht, një njeri, krejtësisht të përgatitur për të gënjýer nga “a”-ja deri te “zh”-ja, por edhe për të shpallur botërisht mosçarjetrapi qeverisjen e vet!
Të marrësh seriozisht një debat publik të tillë, do të thotë ti japësh mundësi Km-së, që përmes vetëvíktímizimit, të bëjë sikur pastrohet, nga mëkati zymtak i shkátërrimit të Teatrit. Pyetjet shpesh plot dhímbje, të sinqerta dhe serioze, tingëllojnë qesharake, ndaj një personi rráhës dhe dhúnúes, që tallet me të rráhurin në panel.
Pavarësisht sarkazmës dhe ironisë, të qeshurat e shpeshta të Lelës ndaj gallataxhiut, ruajna Zot, mos të jenë shprehje të një “sindrome të Stokholmit”, e pra dashuria e të kidnapuarit për kidnapuesin, vetëm sa e relativizuan deri në dhímbje, krìmín urbanistik të 17 Majit, urdhëruar nga Km-ja.
Sepse nuk duhet ta heqim nga koka, për ata që kanë ende një kokë (përveç portofolit në vend të kokës), që Qeveria e sotme e Km-së, pas shkátërrimit të Teatrit Kombëtar, ka themeluar Mosçarjetrapizmin, si metodë dhe si model qeverisjeje dhe mbi të gjitha si mënyrë qasjeje publike, në të gjitha dimensionet. Me të gjithë, pa përjashtim!
Dhe haptas kuptohet, se është Dobësia e thekshme Opozitare, kompromentimi financiar i segmenteve të saja të rëndësishme, të shitura dhe të blera, është padyshim burimi i forcës dhe englendisjes Mosçarjetrapiste kryeministrore!
Km-ja është shumë i qartë në këtë pikë, ay zotëron numrat dhe kontrollon pazaret nën tavolinë, kontrollon rrjetet, kontrollon çdokend në PS dhe nuk i duhet as edhe të përdorë furçë tjetër, përveç furçave plot gallata dhe teatralitet të debateve Tv.
Padyshim pra, me ministrin Lleshaj në krahun e tij të djathtë, me një shumicë ministrash joidentitarë në Kuvend, me një Kuvend, mbushur me “deputetë” që ngrenë dorën për një rrogë dhe ca dieta dhe ndonjë zarf nën tavolinë, me një “parti socialiste”, krejt të nënshtrúar, dukshëm, Km-ja, me mosçarjetrapizëm, do kalojë nga fitorja në fitorje.
Sidoqoftë, meqë e shoh kaq të zymtë, uroj të përgënjéshtrohem. Ndoshta Kujtim Gjuzi dhe Rudina Hajdari, mund t’ja dalin të ndryshojnë ekuilibrat politikë, ose e thënë ndryshe: “Paçen, merreni vetëm me lëng, se mishi u ka mbaru”… /Nga Artur ZHEJI/