Dueli apo debati, mbase lind me jeten si ligj universal, një ligj aq vital për Demokracinë si Institucion. Në jetën demokratike, shpesh ky ligj kulmoi mes dy personazheve kryesore (Berisha-Nano, Basha-Rama etj), pa u reflektuar në nivelet poshtë tyre, deri në bazë, duke lënë “pa gojë” struktura të tëra partiake apo shtetnore dhe një elektorat të tërë, siç ishte rasti i daljes nga Parlamenti apo Zgjedhjeve Lokale nga PD. Prandaj, sot, duhet të jenë pikërisht dy “debatuasit kryesore”, Berisha-Rama, inisiatorët që garantojnë debatin demokratik “parazgjedhor” për çdo strukturë shtetnore, ndryshe nga Demokracia e Tranzicionit, ku të gjithë emërohen prej Kryeministrit të rradhës. Përndryshe, kjo nismë bie mbi supet e Berishës, përmes Konsolidimit të Opozitës!
Rasti konkret, zgjedhja e kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës dhe këshilltarëve. Një “ekuacion politik” jo i lehtë, për PD dhe Berishën vete. Pse? Sepse Berisha “i Ri” erdhi përmes një procesi demokratik brenda partisë, nga poshtë-lart, pra një lloj “Political Primary” të stilit Amerikan të ilustruar më poshtë, një Lëvizje e Re në politikën Shqiptare.
Si mund ta konsolidojë “Berisha i Ri” një Opozitë të Re me aleatë të vjetër, kur thuajse asnjë prej tyre nuk e kanë kaluar këtë “Political Primary”, si Lëvizja e Re? A janë të barabartë Meta, Shehu, Ndoka dhe shumë kryetarë të tjerë partish (bajraktarë apo “party bosses”) me Berishën e Ri? A mund t’i marrë mbi supe Berisha edhe historitë e tyre të cilët disa herë ndërruan krah sipas interesit politik, përfshi aleanca me PS e Ramën(?), përgjegjësi të një kaste politike me kredibilitet politik të ezauruar, duke përforcuar opinionin publik se “të gjithë janë njësoj, janë bashkë sipas Katovicës, etj”, që në fakt janë pasojë e modelit politik Italian me shumë parti, ndryshe nga modeli Amerikan dy-partiak, apo supermodeli.
Ekuacioni Politik i Berishës ka vetëm një zgjidhje, përmes votës demokratike, ku të gjithë kryetarët e partive të paraqesin kandidatët e tyre (përfshi veten), në një proces votimi parazgjedhor “Political Primary”, dhe në proporcion me numrin e votave që marrin të dërgojnë delegatët në një Kuvend të Opozitës, prej ku mund të votohen sërish dhe të dalin me konsensus politik në Zgjedhjet Elektorale! Lista e kandidatëve t’u paraqitet të gjithë anëtarëve të partive të ndryshme (across party lines), të barabartë mes të barabartëve, parti të vogla dhe të mëdha, duke ju hapur rrugën dhe individëve të ndershëm dhe profesionistë, mbarëshqiptarë, pa kapital politik…, ashtu siç ju a hapëm dyert e PD ne nismëtarët !
Kjo është trashëgimia që lamë në PD, në duart e Berishës, Arbnorit, Spahisë etj, bekimi ynë mundësoi Berishën për së dyti, bekimi ynë mundësoi Berishën për së dyti për ta mbrojtur këtë trashigimi “the Legacy”. Meqë nuk është pjesë e Kushtetutës, të gjitha partitë e opozitës së bashku mund ta financojnë këtë proces parazgjedhor dhe të ndajnë shpenzimet, dhe në të ardhmen ta përfshijnë në ndryshimet Kushtetuese. /Nga Kolec NDOJA, Kryetar i Këshillit të Vatrës dhe “Pishtar i Demokracisë”/