Çdo luftë, duhet dënuar me forcë, për arsye se ajo sjell shkatërrime, vdekje dhe mjerim. Ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë, po dënohet kudo me forcë. Ok. Ndërsa për shkaqet që çuan në këtë pasojë, askush nuk flet! Më konkretisht.
Në nëntor të vitit 2013 Presidenti Yanokoviç anulloi proçesin e hyrjes së Ukrainës në Bashkimin Europian. Ky gjest, shënoi fillimin e fundit të Yanokoviçit
Hapu qiell e hapu dhè,
në Maidan burra e gra,
po bajn deken si me le,
për me nis nji “jet” të re!
Kur nisën protestat në sheshin Maidan me 20 shkurt 2014, Yanokoviç nuk ndërhyri siç do ishte e arsyeshme dhe e logjikshme. Dhe kjo mos ndërhyrje e tij me dhunë në sheshin Maidan i kushtoi më pas pushtetin. Në atë shesh u bë një masakër e vërtetë në civilë dhe në policë me rreth 70 të vrarë.
Shumë policë që u arrestuan nga turma naziskine në sheshin Maidan, u torturuan, u gjymtyan dhe u masaktuan më pas në Hotel Ukraina.
Qeveria e re ndërmori masa represive ndaj rusëve, duke ndaluar që në fillim rusishten. Bota perëndimore përshëndeti ndërrimin e pushtetit në Ukrainë, si një përpjekje e cila do sillte shpejt frytet e veta duke afruar Ukrainën me botën demokratike perëndimore.
Bëhet fjalë për atë botë demokratike perëndimore që nuk po gjen qetësi që kur ra komunizmi.
Bëhet fjalë për atë botë perëndimore me në krye Amerikën, Kanadanë, Australinë, Zelandën e Re dhe Europën, e cila:
– ka mbyllur në arrest shtëpiak shtetasit e vet me pretekstin e koronavirusit;
– ka vaksinuar me dhunë shtetasit e vet,
– ka pezulluar nga puna kush nuk ka bërë vaksinën.
Ndërsa satrapi Putin e la në dëshirën e popullit të tij vaksinimin dhe nuk mbylli askënd në arrest shtëpie. Po ashtu bëri edhe Suedia! Edhe pse në pamje të jashtme të krijohet idea sikur Putini i qëndroi lojës perëndimore në lidhje me koronavirusin!
Lufta në Ukrainë nuk nisi me 24 shkurt 2022, por që me 20 shkurt 2014 me protestat ne sheshin Maidan. Për çudi askujtë nuk i ka rënë në sy kjo luftë 8 vjeçare e Qeverisë ukrainase kundër rusëve të Donjeckut dhe Luganskut, të cilat që në fillim nuk pranuan ndërrimin e dhunshëm të qeverisjes. Terrori që po kalojnë banorët e këtyre dy republikave, nuk ka fund. Në një fshat të quajtur Stanica, terroristët e Batalionit Azov kanë hyrë nëpër shtëpija ku kanë nxjerrë jashtë familjet dhe i kanë pushkatuar. Ndërsa Europa demokratike rrinte, shikonte dhe heshtte. Viktimat nga ana e popullsisë ruse, llogaritën në rreth 15 mijë banorë.
Dy republikat ruse, nuk mund të quhen separatiste, për arsye se nuk i kanë përkitur kurrë historikisht dhe kulturalisht Ukrainës.
Kur u bombarduan qytetet e Doneckut dhe Luganskut që në vitin 2014 e më pas, në Kiev ironizonin këto bombardime duke thënë se kanë shpërthyer pompat e ngrohjes nëpër pallate! Ndërsa sot banorët e atyre zonave dhe shumë rusë, duke parë bombardimin e Kievit, thojnë se edhe në Kiev tani po shpërthejnë pompat e ngrohjes nëpër pallate! Gazetari Andrea Rocchelli vetëm pse guxoi të tregonte realitetin në zonat e Donjeckut dhe Lugaskut, u masakrua nga ukrainasit me 24 maj 2014.
Në zonat kufitare kush kapej duke parë stacionet televizive ruse, arrestohej. Në shkolla u ndalua studimi i gjigandëve të letërsisë ruse si Gogol, Dostojevski e Tolstoi.
Pensionistëve të Krimesë, kur kjo i kaloi Rusisë, ju trefishua pensioni nga satrapi Putin.
Satrapi Putin po ashtu takson “dhunshëm” bizneset me vetëm 13%. Ndërsa në Italinë demokratike taksimi është në nivelin 72%.
Satrapi Putin për çdo fëmijë të lindur, i dhuron familjes shumën prej 10 mijë eurosh. Ndërsa në Italinë demokratike as në ëndërr nuk shihet kjo shumë.
Volodimir Zhelenski (ebreo ashkenazit!) është i famshëm më shumë në Rusi se sa në Ukrainë në aspektin artistik, duke qenë se aktivitetin e tij artistik e ka ushtruar më shumë në Rusi.
Për Zhelenskin u krijua apostafat një serial prej rreth 55 serish me titull “Shërbyesi i popullit” (2015), ku ai interpreton rolin e një profesori, i cili me anë të wibit denoncon pisllëkun e politikës në Ukrainë dhe bëhet kaq popullor sa e zgjedhin President! Fantastike. Pasi mbaron ky serial, ai themelon një parti politike, së cilës i ven (në fakt nuk ja ven ai!) emrin “Shërbyesi i popullit”! Përsëri fantastike. Zgjedhjet e vitit 2019, ai i fiton në mënyrë plebishitare në turin e dytë me 73% të votave, pasi në turin e parë të votimeve arriti të marrë vetëm 30% të votave! Të kërcesh nga turi i parë me 30% të votave në turin e dytë me 73% të votave, nuk mjafton që të jesh vetëm aktor komik! Fantastike përsëri. Plus no koment!
Ai fitoi zgjedhjet duke premtuar një hapje të Donjeckut dhe Luganskut dhe se do respektonte marrëveshjen e Minskut! Por, sapo mori pushtetin, ai nuk i mbajti këto premtime (ose nuk ja lejuan!). Premtoi përmirësimin e jetës së popullsisë. Në fakt rroga mesatare mujore në Ukrainë është rreth 50 euro!
Ka zëra të ligj që thojnë se ai e përdor shumë hundën jo vetëm në proçesin e frymëmarrjes, por edhe në atë të “thithjes”! Ai nuk vendos asgjë, pasi janë të tjerët që vendosin për buratinin e tyre.
Paliaçoja italian Grillo, ka qenë në dijeni se çfarë po bënte homologu i tij ukrainas, por ka bërë gjoja sikur nuk dinte asgjë! Arsyeja është shumë e thjeshtë. Padronët e Grillos janë të njëjtët padronë të Zhelenskit! Që të dy janë personazhe të “shpikur” me qëllim të caktuar. Ndërsa harxhet po i paguan populli që ata zhgënjyen.
Shtrohet pyetja: “Ndërhyrja e Putinit në Ukrainë, është një pushtim apo një çlirim i Ukrainës nga diktatura naziste”?!
Mendoj se Putinit nuk i intereson aspak pushtimi i Ukrainës. Ndërhyrja e tij ka qëllim eleminimin e strukturave ushtarake dhe të laboratoreve bio-kimike të ngritura nga NATO – që përbëjnë rrezik të madh për Rusinë – si dhe denazifikimin e saj. Koha do jetë gjykuesja më e mirë. /Përgatitur për ShkodraWeb nga Av. Xhabir ZEJNUNI/