Anglia arriti një fitore tenistike ndaj Panamasë, në ndeshjen e dytë të grupit G. “Tre luanët” e mbyllën me shifrat e thella 6-1, dhe tashmë e shohin veten të kualifikuar, teksa vendi i parë do të vendoset me Belgjikën, në ndeshjen e fundit direkte mes tyre.
Kejn shënoi 3 herë për ekipin e Sauthgejt, dy herë gjeti rrjetën me kokë mbrojtësi Stons, ndërsa një gol e shënoi edhe Lingard. Golin e nderit për Panamanë e shënoi Baloi. Anglia konfirmon veten si pretendente, me një sulm të frikshëm, edhe pse këto 6 gola erdhën ndaj një kundërshtari të dobët si Panamaja.