Nga Edmond PANARITI
Nuk ka smartphone dhe automjet të dekadës së fundit që nuk gjurmohet dhe identifikohet në çdo çast për pozicionin e tij kudo në botë me përjashtim të anijeve të flotës tonë të peshkimit. Ka më shumë se 9 muaj që mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox në anijet tona të peshkimit për shkak të mos pagesës së kontraktorit. Çfarë po ndodh? Cilat janë pasojat? Së pari, po cenohet rëndë siguria kombëtare, sepse rritet rreziku i trafiqeve të paligjshme përfshirë dhe ai i narkotikëve, me mjete të cilat nuk gjurmohen dhe zbulohen.
Së dyti evazion i rëndë fiskal nga mungesa e raportimit të veprimtarisë ekonomike të peshkimit dhe cenim i rëndë i statistikave të sektorit duke na vendosur në disavantazh të thellë në negociatat dhe financimet nga Bashkimi Evropian. Mos harroni që jemi ndër vendet e para që përkrah Shteteve të Bashkuara, nënshkruan dhe ratifikuam marrëveshjen e masave portuale për ndalimin e peshkimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe partneret tanë strategjikë presin rezultate dhe jo fjalë.