Po bahet nji antireklamë masive kundër lumit të Shalës dhe liqenit të Komanit që janë pika kryesore turistike n’ Shqipni. Në kulmin e sezonit turistik, video me mbetje masive kanë pushtue rrjetin me titujt “varroset lumi i Shalës në mbeturina”, ndërkohë që filmimet dhe imazhet janë nga liqeni i Fierzës ku mbeturinat dërrmuese vijnë nga Kosova, pra pjesa ma e madhe e lajmit asht “fake”.
E theksoj pjesa ma e madhe e lajmit, sepse zonat tona e vujnë ndotjen prej neglizhencës së vizitorëve, vendase po ma të madhes neglizhencës institucionale të cilës i paguejmë dhe taksa gjelbrimi e pastrimi.
Por ato video ku shihen meturina mezi me kalue varkat, janë shumë larg lumit t’ Shalës. Ka një logjikë të thjeshtë: lumi asht i kaltër dhe i cekët dhe rrjedha nuk do e lejonte ktë far’ grumbullimi dhe sikur ndotja të ishte masive. /Nga Marjana KOÇEKU, NeoMalsore, publikuar në Facebook/