Antonio Marku ka patur një ditë të veçantë dje. Lidhja e tij e dashurisë me vajzën bjonde Edona Staka, është kurorëzuar në fejesë dhe natyrisht që ky moment do të mbetet gjatë në kujtesën e tij si më të rëndësishmit e jetës.
Ish- mbrojtësi i Vllaznise dhe tashmë i KF Vëllaznimit të Gjakovës, ka marrë shume urime për këtë hap të rëndësishëm të jetës së tij.
Madje, klubi gjakovar sot e ka surprizuar me një tortë në stërvitje futbollistin e tij, tortë në të cilën shkruhej: “Urime fejesa Antonio Marku”. Edhe ShkodraWeb bashkohet me urimet e shumta në këtë ditë të shënuar për këtë futbollist.
Ai mbahet mend nga të gjithë për përkushtimin e jashtëzakonshem me të cilin ka përfaqësuar fanelën kuqeblu dhe madje deri në sakrificë të tepruar në momente të caktuara.
Megjithatë çdo gjë ai e ka bërë me zemër sepse i tillë është Antonio dhe më shumë siguri që gjatë gjithë jetës së tij do të bëjë edhe shumë gjëra të tilla, për më tepër që tashmë ka përkrah njeriun e tij të zemres, Edonën.