Luan Daci ka folur pas vendimit të GJKKO për ta dënuar me 6 muaj burg për deklarim të rremë, dënim që do të konvertohet në 12 muaj pezullim nga detyra si anëtar i KPA-së dhe kontakt me shërbimin e provës.
Daci ka theksuar se s’ka falsifikuar asnjë dokument gjithë jetën e tij, ndërkohë që GJKKO e dënoi për shkak se nuk ka deklaruar se u shkarkua në vitin 1997.
Nga ana tjetër ai ka theksuar atë që paralajmëroi dhe avokati i tij, që çështja dhe përballja me drejtësinë vijon tashmë në Apelin e GJKKO.
‘’S’kam falsifikuar asnjë dokument tërë jetën. Atë do e gjykojë Apeli, Apeli e ka gjykuar.’’- tha Daci.