Gjykata e posaçme e Apelit ka lënë lënë në burg Arben Dervishajn, Regan Merdanin dhe Enver Sheshi, të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për aferat në Inceneratorin e Fierit.
“Apeli” ka rrëzuar kërkesën Dervishajtm që mbante detyrën e kontrollorit të punimeve në Inceneratorin e Fierit dhe të dy administratorëve të kompanive, Merdanit dhe Sheshit, për t’u hetuar ën gjendje të lirë.
Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tyre akuzat për Korrupsion dhe krijimin e skemave mashtruese me fatura fiktive në punimet e kryera në inceneratorin e Fierit.
Kujtojmë se disa ditë më parë, SPAK njoftoi se kishte mbyllur hetimet për dosjen e inceneratorit të Fierit dhe mori të pandehur 21 persona, mes tyre ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako.
Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 29.12.2022, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 40 akti, datë 22.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim A.D., R.M. dhe E.Sh., ndaj vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet lidhur me ankuesit A.D., R.M. dhe E.Sh.