Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu biznesmenin Orest Sota. Në seancën e sotme gjykata ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje kundrejt garancisë pasurore prej 5 milion lekë.
Orest Sota u arrestua në datë 1 nëntor në Elbasan, pasi në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 863 mijë euro dhe 3 patenta, dy nga të cilat të ish-ministrit të Brendshëm, ndërsa njëra ishte e gruas së Tahirit.