Dy skuadrat me te mira te kampionatit shqiptar te ketij sezoni, Vllaznia dhe Apolonia, do te ndeshen me njera- tjetren edhe ne finalen e Kupes se Shqiperise per kete edicion.
Ky ka qene verdikti qe ka dale nga ndeshjet gjysmefinale te luajtura diten e djeshme ne Shkoder dhe Tirane. Ne te paren, Vllaznia ka fituar 5-1 ndaj “Juban Danja” duke siguruar kesisoj daljen ne finale.
Edhe Apolonia ka fituar lehtesisht ndaj Tirana AS me rezultatin 6-0 dhe kesisoj ka plotesuar dyshen qe do te diskutoje fitimin e trofeut te dyte me te rendesishem te futbollit shqiptar.
Finalja do te luhet javen e ardhshme dhe deri tani dita eshte percaktuar per te premten, nderkohe qe mbetet per t’u vendosur vendi se ku do te luhet, ne “Air Albania” apo ne “Elbasan Arena”.
Por pavaresisht kesaj, Vllaznia sigurisht qe do te tentoje fitoren e ketij trofeu qe do te ishte i shtati rradhazi per te, nderkohe qe te njejten gje do te tentoje edhe Apolonia, per te cilen do te ishte kupa e pare e fituar.
Keto dy ekipe jane ndeshur dy here gjate ketij kampionati me njeri- tjetren dhe ne fazen e pare Vllaznia ka fituar 2-0 ne takimin e luajtur diten e inagurimit te “Air Albania”, ndersa ne fazen e dyte ne Fier eshte vulosur rezultati i barabarte 0-0. Javen e ardhshme do te jete perballja e trete mes tyre kete sezon, nje perballje qe do te percaktojee dhe fituesin e nje trofeu. /ShkodraSport/