Pa u mbushur 24 orë nga largimi i dytë nga shtëpia e BBVip, Kiara Tito ka bërë postimin e parë në rrjetin Instagram ku ajo është e pranishme dhe mjaft aktive.
Ajo i ka treguar ndjekësve të saj unazën, të cilën ia dhuroi Luizi, pasi i kërkoi të martohej me të dhe Kiara i dha përgjigjen Pozitive. Këtë foto, Kiara e shoqrëon edhe me teksin më poshtë:
“Zemra plot! Aq shume u gezova dje, sa harrova cdo dhimbje, lot, zhgenjim. Faleminderit te gjitheve per dashurine dhe mbeshtetjen qe keni treguar gjate rihyrjes time ne shtepine e Big Brother. Cdo mesazh, koment, apo vote mbeshtetese e ka bere kete eksperience te paharrueshme dhe te vecante per mua!
Dashuria mbizoterofte ne zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja. #lovewins”, e mbyll shënimin e saj Kiara Tito, duke dhënë mesazhin se dashuria fiton.
Ky postim, është mirëpritur nga ndjekësit e saj por edhe ish- banorët të BBVip, të cilët kanë përcjellë qindra urime për Kiarën por edhe çiftin e famshëm tashmë.