Arben Frroku nuk do të ekstradohet nga Holanda në Shqipëri. Vendimi është i formës së prerë dhe është dhënë nga drejtësia holandeze. Siç dihet, Frroku është i ndaluar prej muajsh në Holandë, në pritje të ekstradimit pas kërkesës së Shqipërisë.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike. Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.
Sipas Gjykatës së Hagës, dënimi që i është dhënë në Shqipëri është bazuar mbi motive politike duke shtuar Frrokut i rrezikohet jeta në Shqipëri, e për këtë arsye ai nuk do të ekstradohet, edhe pse gjykatat shtetërore të Holandës kishin vendosur për ekstradimin e tij.