Nga Ilir KEPA
Ish- futbollist i Vllaznisë dhe Kombëtares
Do të shpallet ditë e zezë kombëtare 21 maj, duke filluar nga viti i ardhshëm dhe do të quhet “dita e penalltisë”. Është bërë problem kombëtar penalltia e akorduar nga arbitri në favor të Vllaznisë në një kohë që duket më se qartë që gjykimi i arbitrit është shumë me vend.
Vetëm një i verbër ose një person me probleme mendore do ta kundërshtonte këtë vendim. Nuk e kuptoj pse i japin kaq rëndësi një penalltie që fundi i fundit, futbolli është dhe mbetet thjeshtë një lojë dëfrimi ku emocionet duhet të mbarojnë me mbarimin e lojës dhe mos të ndërmarrë përmasa të mëdha politiko- mediatike.
Kam përshtypjen që edhe Interpoli do të zbarkojë tek shtëpia e arbitrit dhe ti kërkojë llogari. Arbitrit nuk i ka mbet gjë tjetër veç të kërkojë azil politik te FIFA ose UEFA. Shoh shumë gazetarë, presidentë të klubit apo të ashtëquajtur specialista të futbollit, që akuzojnë arbitrin gabimisht dhe që për mendimin tim, duhet të ju hiqet e drejta e të shkruarit ose e të folurit, sepse nuk janë gjë tjetër veç disa bazhibozukë dhe jo kompetent në zanat.
Askush nuk ka të drejtë të fundosë tjetrin, aq më tepër një arbitër të mirë si Jorgji. Turp ato media që krijojnë probleme aty ku nuk ka fare.
Përse kaq polemikë?? Për një penallti, uau, kulmi. Jam shumë i revoltuar! /Publikuar në Facebook, redaktuar nga ShkodraWeb/