Rusia është duke ndërtuar armën më të fuqishme bërthamore të 50 viteve të fundit. Lajmin e ka bërë të ditur web faqja amerikane “Popular Mechanics”, e cila ka publikuar një dokument nga Pentagoni.
Ky projekt njihet si “Kanyon” dhe është testuar më 27 nëntor të vitit 2016 në rajonin e Arktikut. Kjo armë e fuqishme do të jetë gati në vitin 2020.
“Kanyon” është e pajisur me teknologjinë “Stealth” për të qenë e padukshme ndaj detektimit. Moska zyrtare ka mohuar se posedon një armë të tillë.