Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA- s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua këtë të mërkurë në Lisbonë, Portugali.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar kandidonte për këtë pozicion mes 11 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Presidenti Duka u rendit në vendin e parë në bazë të votave, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane. Mandati i anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është 4-vjeçar.
Ky është pa dyshim një sukses i madh jo vetëm për futbollin shqiptar por për të gjithë Shqipërinë. Për herë të dytë, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Armand Duka në qeverinë e futbollit europian.