Humbja e djeshme ndaj Kukesit duket se i ka kushtuar rende trajnerit shkodran te Laçit Armando Cungu. “Shkodra Sport” meson se nga dita e sotme ai nuk do te jete me trajner i kesaj skuadre.
Ende nuk eshte e qarte nese Cungu ka dhene doreheqjen apo eshte shkarkuar nga ana e presidentit Laska, megjithate ajo qe mbetet eshte se bashkepunimi ne mes tyre nuk do te vazhdoje me.
Duhet thene se krisjet paten filluar qe dy jave me pare kur trajneri shkodran i kurbinasve u largua edhe dy jave me pare pas barazimit 1-1 me Kastriotin, por u rikthye serish ne detyre pas dy ditesh.
Por kete here gjasat jane qe te mos ndodhe keshtu me. Drejtuesit e Laçit jane te pakenaqur nga ecuria e ekipit ne javet e para te kampionatit sepse ne kater jave kane grumbulluar vetem tre pike duke mbajtur vendin e tete ne renditje, nderkohe qe objektivat e tij jane krejt ndryshe.
Dhe i pari qe e peson nga nje situate e tille eshte trajneri. Cungu ne fakt asnjehere nuk eshte shprehur se Laçi do te kete objektiv titullin kampion siç diskutohet ne opionionin sportiv, nisur edhe nga merkatoja qe ka zhvilluar.