Anёtarёt e Konferencës Episkopale tё Kishёs Katolike tё Shqipёrisё, nё Asamblenë e LX tё rregullt, mbajtur sot mё 4 shkurt nё Tiranё, në mbarimin e mandatit të Kryesisë së deritanishme tё Konferencës, pas votimeve tё sotme, ka zgjedhur Kryesinë e re të KISH-it, pёr njё mandat tre vjeçar.
Kёshtu, President i ri i Konferencës Episkopale tё Kishёs Katolike nё Shqipёri ёshtё zgjedhur Imzot Angelo Massafra, Zëvendës-President Imzot Giovanni Peragine dhe Sekretar i Përgjithshëm Imzot Gjergj Meta. Punimet e peshkvinjëve të Shqipërisë u paraprinё nga bashkёkremtimi i Meshёs kryesuar nga Nunci ri Apostolik nё Tiranё, Imzot Luigi Bonazzi. Kёshtu njoftoi sot nga Tirana zëdhënësi i KISH-it dom Mark Shtjefni.
Nё vijim deklarata e zëdhënësit tё KISH-it dom Mark Shtjefnit:
Në asamblenë e LX rregullt të Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, në mbarimin e Mandatit trevjeçar të Konferencës së mëparshme, dhe duke zbatuar statuset e saja, është bërë votimi i ri i Presidencës së KISH-it
Nga këto votime, u zgjodhën:
President Sh. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Arqidioqezës Shkodër – Put
Zëvendës President: Sh. T. Imzot Giovanni Peragine, ipeshkëv i Administraturës Apostolike të Jugut
Sekretar i Përgjithshëm: Sh. T. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit.