Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin me drogë në Itali të ish-kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku.
Sipas tij, qëndrimi i PS eshte gjithmone qe ligji duhet te godase mbi kedo qe ka kryer shkelje.
Pyetje: A ka një qëndrim PS për arrestimin e Agim Kajmakut që u kap nga policia italiane me drogë, ju e keni suportuar dhe mbrojtur pas akuzave të opozitës.
Taulant Balla: Sa herë që ligji funksionon mbi këdo PS përshëndet veprimet e organeve të policisë e drejtësisë.
E ky qëndrim i qartë i yni që nuk bën dallim për askënd, këtu biem dakort që dhe në këtë rast qëndrimi yne eshte ligji duhet të godasë mbi këdo.
Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion e përfaqësim të PS është humbje kohe të diskutojmë për këtë cështje