Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antikorrupsion i SPAK në qytetin e Lushnjes. Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar 11 persona, ndër to dhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.
Emrat e zyrtarëve të arrestuar janë Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Burimet në Lushnje bëjnë me dije se dyshohet se ata kanë abuzuar me lejet e ndërtimit ndërkohë që policia dhe FNSH kanë zbarkuar nëpër institucione për të sekuestruar materiale që implikojnë këta zyrtarë.
Ky operacion i SPAK vjen menjëherë pas paralajmërimit të bërë nga kreu i këtij institucioni një ditë më parë. Arben Kraja në një konferencë në kuadër të luftës kundër korrupsionit deklaroi se do të arrestohen zyrtarë të cilët kanë abuzuar me fondet publike.