Ndalimi i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca nga policia, ishte i paligjshëm. Në ketë konkluzion ka dalë gjykata e Lezhës, e cila vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkesë që u bë në seancë dhe nga prokuroria Irena Sufi.
Për Armando Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa për dy personat e tjerë që u gjetën në stan, u vendos masa “arrest në burg” për Armel Nikdukaj 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç.