Shkëlzen Metushi është emëruar shefit të policisë së Kurbinit, pas arrestimit të Dritan Metaj, për lidhje me “baronin e drogës”, Gëzim Çela. Dritan Metaj është vënë në pranga nën akuza mjaft të rënda, që lidhen me bashkëpunimin e tij me grupin kriminal të Gëzim Çelës.
Komisari i arrestuar i Kurbinit dyshohet se ka lëvizur me makinën e policisë, të ashtuquajturin “baron i drogës”, dhe anëtarë të tjerë të grupit.
Burime policore bëjnë me dije se Metaj kryente rolin e transportuesit të anëtarëve kriminal, duke shfrytëzuar postin e tij si komisar policie për t’i lëvizur pa i kontrolluar dhe dyshuar askush tek ata.
Sipas të dhënave jo zyrtare, Metaj në dosjen e SPAK del me rol të rëndësishëm të trafikut të drogës, vijimësi e operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit. Dyshohet se për Metën dhe Çelën janë zbuluar dhjetëra komunikimeve në celular, një pjesë e të cilëve u sekuestruan pasi u kap veliera në det duke u djegur.
Mes tyre janë gjetur biseda të shumta të Metajt me Gëzim Çelës dhe 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Megjithatë, me urdhër të SPAK, janë kryer përgjime të tjera në javët e fundit, të cilat kanë dhënë prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale. Prova mbështetëse për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u siguruan edhe përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren, me urdhër të SPAK.
Dje GJKKO, me anë të një njoftimi zyrtar për mediat konfirmoi masën “arrest në burg” për Metajn ,i cili është dorëzuar në momentin që u përball me provat e hetuesve: “E kam takuar Gëzim Çelën vazhdimisht për shkak të njohjeve me të që në kohën kur punonte në Policinë e Shtetit. E di që kam gabuar, por kjo ka ndodhur për shkak të marrëdhënie shoqërore që kishim dhe nuk e shmangia dot”, – ka thënë Metaj në gjykatë.
Prokurorët e çështjes bëhet me dije se kanë dyshime të përfshirjes së Gëzim Çelës edhe në tentativën për të trafikuar një sasi prej 41.7 kg heroinë, e cila u kap më 1 prill 2023 në afërsi të Rinasit. Në atë periudhë u arrestua 31-vjeçari Armando Papa, kurse shoqëruesi u largua.
Papa dyshohet se ishte pjesë e të njëjtit grup kriminal që kryesohej nga Çela dhe droga e ardhur nga Turqia. Nga 4 urdhër-arreste të firmosura dhe nga GJKKO, policia ekzekutoi vetëm 1, atë të shefit të komisariatit Kurbin, Dritan Metaj. 3 të tjerët, Gëzim Çelaj, Arben Dalipaj dhe Roland Guza, rezultojnë të jenë larguar nga vendi pas operacionit “Flakë në Det”.