5 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë në kërkim në Tiranë, pasi akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtruese me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh. Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës. Nën hetim janë vendosur dhjetëra subjekte që dyshohet se kanë falsifikuar faturat e TVSH-së.
Të arrestuar deri tani:
Dhimitraq Çelo, 23 vjeç banues në Tiranë
Bujar Murataj, 31 vjeç banues në Tiranë
Shkëlqim Hasani, 50 vjeç banues në Tiranë
Ruzhdi Murataj, 60 vjeç banues në Tiranë
Nevroz Lami, 36 vjeç banues në Tiranë
Indrit Sulaj, 30 vjeç banues në Tiranë
Në kërkim janë:
B.Gj
M.M
A.B
S.K
E. Sh
Aktivitetet
Indrit Sulaj/ Emri i subjektit: UNIK 87/ Objekti i aktivitetit: Konfeksione, import-eksport, skrap, por edhe disa biznese të tjera.
Bujar Murataj/ Emri i subjektit: NOBLE 2013/ Objekti i aktivitetit: Montim të impianteve për prodhim energjie
Dhimitraq Çelo/ Emri i Subjektit: GTI/ Objekti i aktivitetit: Import-eksport artikuj të ndryshëm
Ruzhdi Murataj/ Emri i subjektit: ALB KEJS FAMILY/ Objekti i Aktivitetit: Import-eksport të pajisjeve elektrike, elektronike
Shkëlqim Hasani/ Emri i subjektit: FERIK Domi/ Objekti i aktivitetit: Aktivitete në fushën imobiliare