Tetë shtetas shqiptarë të moshës 21-40 janë arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi kishin kaluar kufirin në mënyrë klandestine. Mësohet se ndaj tyre autoritetet e vendit fqinj kishin vendosur urdhër ndalimi për të hyre në shtetin grek dhe në zonën Shengen.
Ndalimi i tyre erdhi pas një kontrolli që policia greke ushtroi në një autobus me shtetas shqiptar në Parakallmo të Janinës.
Brenda tij janë gjetur 8 shqiptarët që po udhëtonin në mënyrë klandestine.
Sakaq, në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një 56-vjeçar, ndërsa autobusi u sekuestrua.