Drejtoria Vendore e Policise Korce njofton: Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Petrit Çaushllari, 47 vjeç, si edhe djalit të tij Emiljano Çaushllari, 21 vjeç, të dy banues në fshatin Buçimas-Pogradec.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28.07.2017, dy shtetasit e lartpërmendur, në fshatin Dërsnik- Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, shtetasit P.B, 60 vjeç, si edhe djalin e tij shtetasin S.B, 26 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.
Nga hetimet e kryera rezulton se autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë lidhje krushqie me dy të plagosurit, pasi vajza e Petrit Çaushllarit është nusja e djalit të shtetasit P.B dhe kunata e S.B. Shtetasi P.B, aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Katër shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt fizik mes tyre pas një debati për motive të dobëta, kryer midis shtetasit P.B dhe nuses të djalit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” . /ShkodraWeb/