Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njoftoi sot mediat per nje konfernce per shtyp te vete drejtorit Gjovalin Loka. Mendohej se do te kishte ndonje komunikim te rendesishem lidhur me aksion masiv droge apo edhe persona te arrestuar nga policia. Ne fakt, ka qene dicka e zakonshme dhe policia ka njoftuar thjeshte nje aksion per kapjen e 50 kg kanabis dhe arrestimin e dy lezhjaneve. Me poshte, komunikata e lexuar nga drejtori i policise se Shkodres Gjovalin Loka.
Përshëndetje,
sot në orët para të mëngjesit, strukturat e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë dhe Repartin FNSH Shkodër në bazë të Planit Operacional për kontrollin e territorit dhe informacioneve policore arrestoi në flagrancë 2 shtetasit:
– Fatmir Nikolli, 32 vjeç, banues në Markatomaj, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë
– Preng Gjergji, 26 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike.
Gjithashtu, forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Pukë për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhjen e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.
Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 dhe 129 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Ju faleminderit!