Policia greke ka ndjekur nje mjet qe vinte nga kufiri i Shqipërise pasi eshte dyshuar se po transportonin lende narkotike. Mjeti eshte tentuar te ndalohet teksa kishte marre drejtimin per Antirio por drejtuesi ka shtuar shpejtesine duke i ikur postbllokut.
Gjate ndjekjes mjeti ka dale nga rruga ne Kompoti, Arte nga ku eshte bere i mundur edhe arrestimi i nje 29 vjeçari shqiptar qe ishte drejtuesi i mjetit dhe personi qe e kishte marre me qira, po shqiptar i moshes 23 vjeç.
Brenda ne mjet jane gjetur dhe sekuestruar 98 pako me 161 kg 31 gram marijuane. Hetimi zbuloi se mjeti ishte marre me qera nga nje shqiptar 23-vjec, i cili u arrit te kapej dhe arrestohet ne Agio Pantaleimona, Athine