Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: Sot u ndaluan shtetasit me inicialet P.D. ( me precedent të mëparshëm penale ) 14 vjeç, B.Ç. 16 vjeç, banues në Lezhë, të dy banues në këtë qytet. Po ashtu u shpall në kerkim dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. 16 vjeç, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë shtetasi E.Gj. 15 vjeç, banues në Lezhë. Nga veprimet hetimore të kryera është arritur të dokumentohet autorësia e disa vjedhjeve të ndodhura në plazhin e Shëngjinit, ku ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autor të kryerjes së tyre.
Konkretisht:
– Më datë 18.08.2017, në Shengjin, i kanë vjedhur 600 euro, 7000 lekë dhe dy telefona celular shtetasit A.B..
– Më datë 16.08.2017, në plazhin e Kunes- Shëngjin, i kanë vjedhur 1140 dollar, 130 euro, 24.000 lekë, tre telefona celular dhe dokumente të ndryshme shtetasit A.B.
– Më datë 10.08.2017, në Shëngjin, kanë tentuar të vjedhin fenerin e mjetit BMW në pronësi shtetasit D.S..
– Më datë 02.08.2017, në plazhin e Shengjinit i kanë vjedhur 100 euro, 4000 lekë dhe një telefon celular Samsung, shtetasit A.V.
Materialet proceduriale – hetimore, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , (Seksionit për të mitur) për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. /ShkodraWeb/