Në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë është sekuestruar një sasi prej 142 kg lëndë narkotike marijuanë.
Sipas policisë së Janinës , sasia e marijuanws se kapur ishte e futur në gjashtë çanta dhe ishte ndarë në 10 pako brenda automjetit.
Policia ka arrestuar shqiptarin 20-vjeçar, i cili po drejtonte makinën, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Ndërkohë janë sekuestruar edhe 2 aparate celularë si dhe 100 euro.