Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: Me datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit : Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. /ShkodraWeb/