34- vjeçari që u dëmtua nga një shpërthim brenda dyqanit të tij të celularëve, është arrestuar nga policia. Unifromat blu kanë arritur në përfundimin e Gentian Hoxha prodhonte lëndë plasëse me fitila detonatori, kapsolle në një celular dhe ka shpërthyer. “Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën ” Qamil Guranjaku”, u arrestua në flagrancë shtetasi G.H, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambientin dyqan riparim celularësh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rëndë shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materiale proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në komunikatën e policisë. Në momentin e parë u mendua se 34- vjeçari ishte viktimë e ndonjë shpërthimi të qëllimshëm ndaj tij, ndërsa sot është mesuar se ai vetë është arrestuar në spital ku po mjekohet nga plagët e marra. ©ShkodraWeb