Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton: “Më datë 06.01.2018, rreth orës 17:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Emiliano Zeneli, vjeç 35, banues në fshatin Reç, Malsi e Madhe, pasi më datë 05.01.2018, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Koplik-Shkodër, te ura e Vrakës, Malsi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me leje drejtimi italiane, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Xheladin Ivziku, vjeç 63 banues në fshatin Shtoj Ri, Shkodër, i cili ka qene duke lëvizur me biçikletë.”. Më herët, ndaj 35- vjeçarit ishte marrë masa e “shoqërimit” nga policia.