Më datë 04.01.2018, nga shërbimet e policisë rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi:
Indrit Halili, 38 vjeç, banues në Shkodër,
Arrestimi tij u bë pasi në rrugën “Shkodër – Shirok” në vendin e quajtur ura Bunës e vjetër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, mjetin tip “Nisan”, me targë AA268MV.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt në gjendje të dehur”.
Gjithashtu nga policia Rrugore në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore janë marrë masa si mëposhtë:
Janë pezulluar 11 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë si dhe janë vendosur 123 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Nga sherbimet e policisë Rrugore do të organizohen shërbime të ndryshme për kontrollin e zbatimit të normave të sjelljes në rrugë me zbatim të legjislacionit rrugor me qellim parandalimin e aksidenteve dhe normalizimin e rrjedhshmërise së trafikut rrugor.