Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:
– Çlirim Marku, 44 vjeç banues në Tiranë.
Pasi Gjykata e Italisë (Latinës), e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale” Organizatë kriminale” dhe Shfrytëzim prostitucioni”.