Policia kufitare në Morinë ka arrestuar një shqiptar nga Kosova, pasi ka tentuar të trafikojë armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.
Policia ka sekuestruar 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock” si dhe 25 fishekë luftarakë. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;
-Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.
Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.
Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.