Një 45-vjeçar shqiptar ka përfunduar pas hekurave në Greqi, pasi akuzohet se shfrytëzonte gruan e tij si prostitutë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar në Katerini të Greqisë, ndërsa akuzohet se ai detyronte gruan e tij shqiptare, 30 vjeçe, që të prostituonte në këmbim të shumave monetare. Mes të tjerash mediat fqinje raportojnë se gjatë arrestimit shqiptarit iu gjetën 230 euro si dhe iu sekuestrua automjeti që përdorte për aktivitetin e jashtëligjshëm. ‘Protothema’ shkruan se shqiptari e kishte organizuar aktivitetin e paligjshëm në mënyrë tepër profesionale, ndërsa raporton se prej 6 muajsh shfrytëzonte gruan e tij, duke i gjetur klientë të ndryshëm.