Një emër i njohur në Shkodër me probleme të mëparshme me drejtësinë shqiptare është arrestuar dhe dënuar nga një gjykatë angleze. Gjekson Pusi 34-vjeç, u arrestua pas një urdhër kontrolli në maj në Laindon dhe është dënuar me 6 vite burg.
Gjatë aksionit për arrestimin e tij, policia gjeti një pistoletë ‘Glock’ me fishek gati për qitje. Më shumë se 6000 paund u gjetën nga një qen policie, të cilat ishin fsheur në xhepin e një palltoje.
Po ashtu në kuzhinë iu gjet kokainë, peshorë si dhe 3 celularë. Ndërsa një thes plastik i zi që përdoret për hedhjen e plehrave iu gjet plot me kanabis. Policia angleze arriti të zbulonte që një ambient tjetër i shtëpisë përdorej për kultivim kanabisi.
Gjekson Pusi është arrestuar në Shqipëri si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Bullës, tek Komuna e Parisit në qeshor të vitit 2020. Sipas policisë Gjekson Pusi ka qenë shoferi i Viktor Markut, i cili dyshohej si autori kryesor që qëlloi me breshëri automatiku me silenciator ndaj Billës, teksa kalonte pranë një qendre tregtare tek Komuna e Parisit .
Gjekson Pusi është arrestuar në tetor 2019 duke qarkulluar me armë zjarri tip me vete, ndërsa ishte dënuar më parë me 8 vite burg për vjedhje me armë.