Ish-shefi i Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit është vënë sot në pranga. Mësohet se është arrestuar shtetasi Krenar Behari. Ky i fundit është vënë në pranga me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji. Nga informacionet e para, bëhet e ditur se ish-zyrtari i lartë akuzohet për shkelje në detyrë. Ish-zyrtari i lartë i policisë, Krenar Behari akuzohet se ka kryer veprime për arrestimin e një personi në kundërshtim me prokurorin.