Një 41-vjecar italian është ndaluar nga autoritetet fqinje pasi tentoi të vriste dy shqiptarë. Gianluigi Recrosio ishte me automatik në dorë në afërsi të lagjes ku gjendeshin dy shqiptarët.
Pasi e ndaluan italianin, policia i sekuestroi një automatik Zastava M70, si dhe një karikator me 28 plumba dhe 20 fishekë të tjerë.
Corriere della Sera raporton se Recrosio nuk ishte i panjohur për policinë italiane.
Të arrestuarit iu sekuestrua edhe një motor i vjedhur. Ai akuzohet për “zotërim dhe mbajtje abuzive të armëve luftarake, kërcënim, rezistencë karshi zyrtarit publik”
Gjatë dëshmisë në policia, mësohet se italiani ka thënë se dy shqiptarët i kërcënuan nënën me vdekje”. Gruaja, 74 vjeç, jeton në atë pallat dhe të shtunën në mëngjes kishte thirrur të birin për t’i treguar për grindjen.