Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Milano, pasi janë kapur me lëndë narkotike të llojit kokainë. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët 41 dhe 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 631 gramë kokainë dhe 1000 euro cash.
Policia kreu kontroll të befasishëm në banesën e tyre, pas ankesave të fqinjëve për lëvizje të dyshimta. Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë edhe një peshore dhe 2 celularë.
Në momentin që policia ka ndërhyrë për të arrestuar shqiptarët është hasur në kundërshtime dhe dhunë.
Shqiptari 41-vjecar ishte një njohës i mirë i arteve marciale dhe ka plagosur lehtë dy nga efektivët e policisë para se të prangosej, njoftojnë mediat italiane.