Arrestohet në Gjermani Genc Tafili, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.
Vrasja e kryepolicit Zylyftari ka ndodhur në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili, ndërsa mësohet se njëri prej tyre (Genci) është arrestuar këtë të martë në Gjermani.
Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.
Genc Tafili u lirua nga burgu me kush pas 17 viteve, me një vendim të Gjykatës së Krujës në vitin 2017. Tafili duhej të vuante 25 vite burg. Pas lirimit nga gjykata, prokuroria e konsideroi të paligjshëm vendimin. Ndërkohë, ishte edhe KLD që shqyrtoi rastin duke kërkuar që Tafili të rikthehej për të vijuar burgun.