Arrestohet në Roterdam Hektor Mahmutaj i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Arrestimi i Mahmutaj është bërë nga policia holandeze në afërsi të Roterdamit. Ai është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit. Hektor Mahmutaj është një emër i njohur, pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin. Tashmë pritet kërkesa nga Shqipëria drejt Holandës për të bërë ekstradimin e tij me qëllim vuajtjen e dënimit për vrasjen e bariut në Fier.