Me datë 23.02.2018 në autostradën Rrogozhinë-Plepa, nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip “Peaugeot” me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj.
Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
• një armë zjarri tip “Zastava”.
•12 copë fishek
• një silenciator.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /Njoftim i policisë së Kavajës/